Duka: Shumica e opinionistëve në Kosovë janë pozitivë me këtë organizim, por për populizëm ndonjëherë bëjnë deklarata ndryshe

20:33 | 17 Shkurt 2025
D.H

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Për më shumë se një orë, Duka foli për shumë tema të rëndësishme që i përkasin futbollit shqiptar.

Ndër temat kryesore ishtin edhe aktivitetet e rëndësishme që FSHF do të organizojë dhe mirëpresë në Shqipëri, si dhe vendimi i rëndësishëm i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të caktuar Shqipërinë si një nga vendet për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.

Shqipëria së bashku me Serbinë kanë marrë dritën jeshile për të organizuar këtë event.

Opinion në Kosovë sidomos analistët sportiv kanë qenë kundër këtij organizimi dhe kanë kritikuar shumë Dukën dhe FSHF-në për këtë vendim.

“Unë i mirëkuptoj njerëzit që acarohen, pavarësisht se nuk e pranoj gjuhën e urrejtjes. Unë i ftoj që ta shohin me sportivitet dhe me syrin pozitiv”.

“Qëllimi jonë është i mirë, objektivi jonë është pozitiv dhe për të mirën e shqiptarëve kudo që jetojnë, përfshirë edhe Kosovën. Shumica e opinionistëve në Kosovë janë pozitivë me këtë organizim, por për populizëm ndonjëherë bëjnë deklarata ndryshe”, tha ai.

Evropiani i U21 do të nis në Novi Sad kurse finalja do të mbahet në Tiranë./Arbresh.info