Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV.
Për më shumë se një orë, Duka foli për shumë tema të rëndësishme që i përkasin futbollit shqiptar.
Ndër temat kryesore ishtin edhe aktivitetet e rëndësishme që FSHF do të organizojë dhe mirëpresë në Shqipëri, si dhe vendimi i rëndësishëm i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të caktuar Shqipërinë si një nga vendet për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.
Shqipëria së bashku me Serbinë kanë marrë dritën jeshile për të organizuar këtë event.
U përfol shumë se për këtë event Duka ka marrë dritën jeshile edhe nga kryeminsitri shqiptar, Edi Rama.
I pari i FSHF-së ka një përgjigje edhe për këtë.
“Rama është Kryeministri i vendit, por ai nuk e ka ditur kur ne kemi nisur këtë iniciativë, por padyshim që unë e kam pyetur. Që të bësh një Kampionat Europian, duhet të kesh një bashkëpunim me të gjithë aktorët në vend. Për përgatitjen e dokumentacionit për të marrë pjesë në garë, përfshihen të gjitha institucionet shqiptare. Kemi marrë garanci nga Qeveria, Ministria e Brendshme, organet vendore, bashkitë ku do të organizohen, aeroporti. Nuk mund ta bësh vetëm ti, nëse nuk ke konsensusin e të gjithëve”.
“Për këtë unë i kam thënë Kryeministrit në atë kohë, të aplikojmë, ta bashkojmë garën tonë me Serbinë? Më ka thënë “Fantastike, ta vazhdojmë”. Të gjithë përgatitjen për garën e kemi bërë bashkë me të gjitha institucionet e vendit, përndryshe nuk do të na besohej organizimi”, u shpreh Duka./Arbresh.info
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...