Presidenti i Federatës së futbollit të Shqipërisë, njëherit edhe zëvendës president i UEFA-s, Armand Duka ka reaguar para ndeshjes që luan sot kombëtarja e Shqipërisë ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ndeshja luhet sot me fillim nga ora 20;45, shkruan Arbresh.info.
“Unë jam besimplotë, që pavarësisht ekipit të mirë dhe shumë fizik që kanë çekët, ne gjithashtu kemi kualitetin për ta fituar këtë ndeshje. Dhe e kemi treguar në këtë rrugëtim, që kur luajmë së bashku si një grup, jemi shumë të fortë. E treguam këtë gjë edhe në ndeshjen e 32 ditëve më parë, ndaj Polonisë po në këtë stadium, ku fituam 2-0.”, ka shkruar Duka në Facebook.
Ndërsa ky është postimi i plotë:
Me një fitore sonte Shqipëria do të bënte hapin e madh për kualifikim në Euro 2024, pasi do i duheshin vetëm edhe dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...