Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka shprehur bindje të plotë se skuadra e tij mund ta përmbysë disavantazhin ndaj Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Szoboszlai theksoi se besimi në ekip është i madh, falë cilësisë dhe mentalitetit që kanë treguar gjatë sezonit.
“Personalisht besoj plotësisht, sepse e di çfarë jemi në gjendje të bëjmë, çfarë lojtarësh kemi dhe çfarë mentaliteti kemi. E kemi treguar shumë herë këtë sezon dhe këtë duhet ta tregojmë që nga minuta e parë”, u shpreh ai.
Hungarezi sqaroi edhe një keqkuptim me tifozët pas ndeshjes ndaj Manchester City.
“Ndoshta ishte një keqkuptim mes meje dhe tifozëve. Nuk e kam pasur për qëllim në mënyrë negative. E di shumë mirë çfarë do të thonë tifozët për këtë klub dhe çfarë do të thotë ky klub për ta. Nëse ka pasur keqkuptim, kërkoj falje”, tha ai.
Ai shtoi se ndjen të njëjtat emocione si tifozët dhe se skuadra është gjithmonë me ta.
Szoboszlai pranoi se një përmbysje ndaj PSG-së do të ishte moment historik për të.
“Do të ishte një nga rikthimet më të mëdha në karrierën time – ndoshta më i madhi, duke marrë parasysh situatën dhe kundërshtarin”, deklaroi ai.
Mesfushori theksoi se skuadra është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës, pavarësisht derbit ndaj Evertonit që vjen më pas.
“Flasim çdo ditë mes nesh, por fokusi është te ndeshja e radhës. Pas saj do të mendojmë për Evertonin, që është një ndeshje shumë e madhe për ne”, u shpreh ai.
Szoboszlai beson se atmosfera në “Anfield” do të ketë rol kyç në përballjen ndaj PSG-së.
“Anfieldi do të ketë ndikim të madh. Nuk do të jenë vetëm 11 lojtarë në fushë, por i gjithë stadiumi. Ne e dimë si është të luash këtu dhe nuk na duhet më shumë motivim”, tha ai.
Ai theksoi se skuadra duhet të japë maksimumin për të arritur objektivin.
“Mund të flasim për taktika, por kjo mbetet brenda skuadrës. Do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka. Në fund, nëse kemi dhënë maksimumin, mund të jemi krenarë pavarësisht rezultatit”, u shpreh Szoboszlai.
Në fund, ai foli edhe për rolin e tij si lider në ekip.
“Kam përvojë si kapiten i kombëtares dhe jam i gatshëm të marr më shumë përgjegjësi. Kemi shumë lojtarë me eksperiencë si Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Alisson Becker, por nëse ekipi ka nevojë për mua, jam gjithmonë i gatshëm”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe PSG luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...
Hapet Samiti i Diasporës, Begaj: Jeni partnerë të së ardhmes...
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...