BKT Superliga e Kosovës fillon sot (e shtunë) me zhvillimin e dy ndeshjeve në kuadër të javës së 28.
Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit në ndeshjen që fillon nga ora 14:00 në stadiumin “18 qershori”.
Skuadra nga Suhareka është lider në ligë me 57 pikë, ndërsa Dukagjini po lufton për mbijetesë dhe gjendet në të tetin me 30 sosh.

Një takim interesant do të jetë edhe ai në mes të Gjilanit dhe Drenicës, që po ashtu fillon në ora 14:00, në stadiumin e qytetit.

Gjilani është aktualisht në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe rivali lokal Drita, ndërsa Drenica është në vendin e gjashtë me 35 sosh.
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...