Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë pikët

17:03 | 5 Prill 2026
D.H

Kanë përfunduar dy takimet e fundit të xhiros së 27 në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia e Kosovës, Drita e mposhti Malishevën me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.

Me këtë fitore, Drita ka 51 pikë dhe është lider me tri pikë më shumë se Ballkani kurse Malisheva ka 40 sosh në pozitën e pestë.

Takimi tjetër mes Drenicës dhe Prishtinës u mbyll 2-2, me kryeqytetasin që bëjnë një tjetër hap fals për titull dhe Evropë.

Me 42 pikë bardhekaltrit renditen në pozitën e tretë, teksa Drenica është e nënta me 29 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale