Drita është skuadra e vetme kosovare që rrugëtimin në garat evropiane e nisë nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës.
Shorti për rrethin e dytë të Ligës së Evropës do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon me fillim nga ora 13:00.
Drita ndodhet në Grupin 6 me 10 skuadra, ku pesë prej tyre janë kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve.
Gjilanasit mund të përballen me skuadrat si Basel, Austria Wien, Viktoria Plzen si dhe fituesin e çifteve Maribor – Birkirkara dhe Shkëndija – Haverfordwest Country.

Dukagjini i Klinës gjithashtu ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e dytë nëse arrinë ta kalon skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC.
Klinasit mund të takohen me Djurgardens, HNK Rijeka, Vitoria SC, ose me fituesit e çifteve Diddelang – ST Patrick’s dhe Sutjeska – SS Cosmos.

Gjilani do të përballet në rrethin e parë me Progres Niederkorn, derisa nëse kalon këtë rreth ka mësuar kundërshtarët e mundshëm.
Gjilanasit do të përballen me njërën nga KAA Gent, Midtjylland, Kups ose fituesit e çifteve Riga – Vikingur ose Linfield – KF Vllaznia Shkodër. /Telegrafi/

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...