Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar sot (e premte) shkëputjen e kontratave me marrëveshje me dy lojtarët të ekipit të parë.
Kampioni vjeshtor i Albi Mall Superligës së Kosovës ka filluar ndryshimet në afatin kalimtar dimëror.
Megjithatë, ndryshimet kanë filluar me largimin e dy lojtarëve dhe jo transferimin e ndonjë emri të ri.
Drita ka njoftuar se ka shkëputur kontratat me Dienit Isufin dhe Alexandre Fressangge.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi shkëputur kontratën me lojtarin tonë Dienit Isufi i cili vinte nga shkolla jonë e futbollit”.
“Klubi jonë ka mirëkuptuar Dienitin për ta liruar nga kontrata pasi i njejti ka shprehur dëshirën për të provuar një sfidë të re ku mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur”, ka shkruar Drita në postimin për Isufin.
“Kemi mbyllur bashkëpunimin edhe me francezin Alexandre Fressange. Alexi u bashkua me ekipin në verë të këtij viti por nuk arriti assesi të përshtatet me ekipin”.
“Zgjidhja më e mirë për dy palët ishte ndërprerja e bashkëpunimit për ti hap rrugë lojtarit për sfida të reja. Klubi i uron suksese Alexit në vazhdim të karrierës”, thuhej në njoftimin për francezin.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...