Drita mposhtet në frymën e fundit nga Celje me rezultat 2-3 në sfidën e parë të play-offit në Ligën e Konferencës.
Kucys realizoi në minutën e 19-të për epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Milot Avdyli shënoi për 0-2.
Drita pati një tjetër fytyrë në pjesën e dytë ku edhe riktheu rezultatin.
Blerim Krasniqi ngushtoi rezultatin. Ai shënoi me kokë pas një harkimi të mirë që mori në zonë.
Teksa, Liridon Balaj me një gol të bukur në minutën e 75-të barazoi shifrat.
Në frymën e fundit, Celje realizoi me anë të Poplantik dhe e fitoi ndeshjen.
Një humbje e hidhur që vjen në sekondat e fundit për Dritën. Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër.
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...