Drenica ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë finale në futsal ndaj Prishtinës 01.
Rezultat i kësaj ndeshje ishte 4-1 për drenicakët në ndeshjen e cila u luajt në palestrën “Mizair Isma”, shkruan Arbresh.info.
Golat për FC Drenicën u shënuan nga Drilon Haxhijaj (2), Julian Pardo dhe Jean Trujillo.
Për FC Prishtina 01, Halim Selmanaj realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Nëse, Drenica arrin ta fitojë ndeshjen e ardhshme atëherë do të shpallet kampione e Kosovës në futsal.
Sfida e dytë do të luhet pas tre ditësh.
Kujtojmë se kampione në fuqi e Kosovës në futsal është pikërisht Prishtina 01./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...