Java e 31-të në elitën e futbollit kosovar do të hapet me derbin drenicas.
Skuadra e Drenicës do të jetë nikoqire e Feronikelit në derbin e javës.
Drenica në këtë takim vije pas humbjes minimale që pësoi në udhëtim te Llapi 1-0.
Ndërkohë Feronikeli vije pas një sërë ndeshjes pa fitore.

Me të marrë drejtimin e skuadrës, trajneri nga Shqipëria, Sulejman Starova ende nuk ka arritur të shënojë fitore duke marrë një humbje dhe gjashtë barazime
Drenica aktualisht zë pozitën e gjashtë në tabelë me 45 pikë të tubuara dhe me një fitore eventuale do të siguronte mbijetesën në Superligë.
Ndërkohë Feronikeli do të tentoj të marrë pikë pasi mund të mbetet në barazh duke parë ecurinë e Vëllaznimit.
Besfort Kasumi do të jetë gjyqtari kryesor në këtë takim me ndihmësit, Meriton Berisha dhe Visar Kelmendi. /Telegrafi/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj