Drenica ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Tahir Lushtaku ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke fituar në derbin lokal ndaj Feronikelit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 12-të nga Osman Mëziu, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Kreshnik Uka (19’) shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe katër gola tjerë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të me anë të Erdin Dushit që shënoi për 3-0.
Uka (74’) me golin e dytë personal shënoi për 4-0, ndërsa në minutën e 88-të kompletoi het-trikun.
Rezultatin përfundimtar 6-0 e vulosi Bleon Sekiraqa me një gol në shtesë.
Pas kësaj fitore, drenicasit e shohin veten në pozitën e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Nikli i fundit me vetëm 10 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Drenica udhëton te Gjilani, ndërsa Feronikeli e pret Dritën.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari