Skuadra e Drenicës ka realizuar fitoren e pestë në këtë edicion në Vala Superligën e Kosovës në futboll, pasi në ndeshjen hapëse të javës së 14-të, që u zhvillua sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e ka mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 1:0.
Golin e fitores për kuqezinjtë e Skenderajt e shënoi Genc Hamiti, në minutën e 64-t, pas një veprimi të mirë brenda zonës së mitrovicasve. Për Hamitin ky ishte goli i gjashtë në këtë edicion.
Pas kësaj fitoreje Drenica e përforcon pozitën e 9-të, me 18 pikë, derisa Trepça’89 mbetet në pozitën e katërt, me 21 pikë.
Nesër zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 14-të, ku takohen Liria-Prishtina, Flamurtari-Drita dhe Vllaznia-Vëllaznimi, derisa të dielën luhen dy ndeshjet e fundit, Besa-Feronikeli dhe Gjilani-Llapi./arbresh.info/
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...