Drejtori sportiv i Werder Bremen-it, Frank Baumann ka konfirmuar interesimin e klubit anglez Aston Villa, në sulmuesin Milot Rashica.
Rashica është i hapur për largimin nga klubi gjerman, derisa shumë skuadra të njohura janë në garë për të, transmeton portali arbresh.info.
Negociatat më të thella thuhet se janë duke u bërë me Aston Villa-n, kurse interesimin e klubit anglez e ka konfirmuar edhe Baumann.

“Ka disa klube të interesuara, Aston Villa është njëra ndër to. Siç u theksua disa herë ekziston mundësi që Rashica të jetë me Werder-in deri me 5 tetor 2020”.
“Jam duke hezituar t’i tregojë detajet e ndërmjetme”, deklaroi ai.
Werder Bremen për Rashicën kërkon mes 25 – 30 milionë euro./arbresh.info.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...