Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka komentuar së fundmi vlerën aktuale të Harry Kane në treg, në një intervistë për “Kicker”.
Sipas Hoeness, shpenzimi prej rreth 100 milionë eurosh për sulmuesin anglez në vitin 2023 mund të dukej i lartë, por performancat e tij e justifikojnë plotësisht atë investim.
“Është paksa e rrezikshme të shpenzosh 100 milionë euro për të në vitin 2023. Por ai ka luajtur jashtëzakonisht mirë vitet e fundit. Nëse marrim parasysh raportin çmim-performancë, sot do të thoja se vlen 150 milionë euro. Por kur sheh se Alexander Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atëherë Harry Kane vlen 250 milionë euro”, u shpreh Hoeness.
Kujtojmë se Kane ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich, por ekziston një klauzolë që mundëson largimin e tij gjatë kësaj vere.
Megjithatë, drejtuesit bavarezë janë duke punuar për rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2027.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...