Al Nassr ka konfirmuar se është në bisedime për rinovimin e kontratës me superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Drejtori i klubit, Fernando Hierro, ka deklaruar për mediat se rinovimi i kontratës me Ronaldon është prioritet dhe pjesë e një projekti të madh kombëtar për zhvillimin e futbollit saudit.
“Jemi në kontakt për të rinovuar kontratën e Cristianos… dhe me të vërtetë shpresojmë që ai të vazhdojë me ne këtu te Al Nassr,” u shpreh Hierro.
Ai vlerësoi ndikimin e Ronaldos në Arabinë Saudite.
“Prania e Ronaldos që nga fillimi është një projekt kombëtar. CR7 është një fenomen i madh në historinë e futbollit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në rritjen e Ligës Saudite.”
Në fund, Hierro komentoi edhe për interesimin e madh që ekziston për yllin portugez.
“Çdo ditë del në media një klub i ri, thuhet se janë rreth 30 klube të interesuara për Ronaldon… por shpresa jonë është që ai të qëndrojë.”
Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al Nassr në fund të vitit 2022, ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në klub dhe në ligën saudite në përgjithësi.
View this post on Instagram
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin