Borussia Dortmundi nuk pret ndonjë ofertë nga skuadrat e Premierë Ligës për mesfushorin Christian Pulisic.
‘ESPN’ thotë se Pulisic është i vendosur për qëndrim në Borussia Dortmund pas interesimit të shfaqur nga Chelsea dhe Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.
Dortmundi nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare, ndërkohë që 19-vjeçari thuhet se ka refuzuar të nis bisedimet rreth kontratës së re, gjë që do të thotë se ai do të shitet në vitin 2019 duke marrë parasysh se marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2020.
Shitja e tij këtë verë duket e pamundur për shkak se nuk kanë arritur ende asnjë ofertë në tavolinë derisa kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë deri në mbylljen e merkatos së transferimeve për klubet në Premierë Ligë.
Gjiganti në Bundesliga pritet të shes atë vitin e ardhshëm nëse nuk ka ndonjë lëvizje nga Pulisic në për të vazhduar në fund qëndrimin në Westfalenstadion./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje