Goli i Donyell Malen në minutën e 88-të ia dhuroi tre pikë Borussia Dortmundit që me vështirësi fitoi ndeshjen e parë të Bundesligës.
Skuadra e Edin Terzic-it po futej në fushën e Signal Iduna Park për herë të parë që nga finalja zemërthyese e sezonit 2022/23, ku humbën titullin në ditën e fundit.
Dhe iu desh pak kohë që nikoqirët të jepnin vulën e tyre në lojë, me Kolnin ndoshta të pafat që nuk morri epërsinë kur gjuajtja e Davie Selke u devijua mbi traversë.
Momenti më i mirë i Dortmundit në pjesën e parë erdhi përmes Julian Brandt kur gjuajtja e tij u kthye në shtyllë nga Marvin Schwabe.
Marco Reus pa një gjuajtje të mirëmbajtur para se portieri i Dortmundit, Gregor Kobel t’i duhej të nxirrte skuadrën e tij nga telashet/
Kur dukej se Dortmundi do ta nis pa fitore, Malen u shfaq me një gol jetik.
Goditja e Felix Nmecha u ndal nga shtylla edhe Malen e drejtoi në gol.
Dortmundi filloi me një fitore dhe shkon në VfL Bochum të shtunën e ardhshme për ndeshjen e tyre të radhës./Arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...