Dortmund shkatërron Paderborn-in, Sancho shënon hat-trick

19:54 | 31 Maj 2020

Borussia Dortmund i është rikthyer fitores duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Paderborn-it me rezultat të thellë 1 – 6.

Dortmund që nga minutat e parë të ndeshjes ishte shumë më e mirë se kundërshtarët edhe pse golat i shënuan në 45-minutëshin e dytë, shkruan portali arbresh.info.

Në pjesën e parë kishte shumë raste nga dy skuadrat, por assesi asnjëra nuk arriti t’i konkretizojë rastet.

Ndërsa, ishte Thorgan Hazard që në minutën e 54-të ndryshoi shifrat, kurse pas vetëm tre minutave Jadon Sancho dyfishoi rezultatin.

Vendasit ngushtuan rezultatin përmes Uwe Hunemeier, që shënoi nga pika e bardhë dhe mendohej se vendasit do e rikthenin ndeshjen, mirëpo ishte përsëri Sancho që me një gol të bukur në minutën e 74-të shënoi golin e tretë për Dortmund.

Derisa mendohej se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, ishte Achraf Hakimi që në minutën e 85-të shënoi golin e katër për mysafirët, ndërsa pas katër minutave ishte Marcel Schmelzer që ngriti edhe më shumë avantazhin duke shënuar golin e pestë për “Verdhëzinjtë”, ndërsa në minutën e (90+1) Sancho vulosi fitoren duke e kompletuar hat-trickun.

Pas kësaj fitore, Dortmund mban pozitën e dytë me 60 pikë, shtatë me pak se rivali Bayern Munich, kurse Paderborn ndodhet në pozitën e fundit me vetëm 19 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara