Dortmund – Chelsea: Formacionet zyrtare

19:55 | 15 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Borussia Dortmund dhe Chelsea sonte do të ‘masin forcat’ në Ligën e Kampionëve, në një përballje shumë interesante që do të zhvillohet në Gjermani.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, me të skuadrat që tashmë kanë publikuar formacionet e tyre.

Dortmundi luan me formacionin 4-2-3-1, me këta lojtarë:

Kobel; Wolf, Süle, Schlotterbeck, Guerreiro; Özcan, Emre Can; Adeyemi, Bellingham, Brandt; Haller.

Ndërkaq, “Blutë e Londrës”, luajnë gjithashtu me 4-2-3-1, ku në përbërje kanë edhe transferimet e reja, Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk.

Kepa; James, Thiago Silva, Koulibaly, Chilwell; Enzo Fernández, Loftus-Cheek; Joao Felix, Ziyech, Mudryk; Havertz./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale