Kombëtarja e Spanjës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese ndaj Kosovës për Kupën e Botës së vitit 2022.
Spanja, është në mesin e vendeve që ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe në mediet e tyre menjëherë pas shortit, është raportuar shumë rreth kësaj përballje.
Ka pasur nga ato që kanë raportuar se Spanja do të refuzojë t’i zhvillojë ndeshjet ndaj Kosovës, apo do të kërkojë nga FIFA që ato të luhen në stadiume neutrale.
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Aranca Gonzalez Laja, edhe pse nuk i pëlqen përballjet me Kosovën, ka thënë se ato duhet të zhvillohen, transmeton Botasot.info
“Duhet të them se ky është një problem që zgjidhet brenda rregulloreve të FIFA-s. Rregullat e tyre po shikohen, jo ligji ndërkombëtar për njohjen e shteteve”, ka deklaruar Laja.
“Fakti që ne nuk e mbështetëm Kosovën nuk do të thotë se ajo nuk merr pjesë në gara sportive, në të cilën marrim pjesë edhe të tjerët.
Ne kemi luajtur me ta tashmë në vitin 2018 në Lojërat Mesdhetare dhe në Kampionatin Botëror për hendbollistë të rinj. Ne do të flasim me FIFA-n për të parë se çfarë kushte do të kërkojnë për atë ndeshje dhe si do të jenë ndeshjet kundër tyre”./Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja