Dorëzohet Leipzigu, Arsenali këtë merkato mund ta arrijë marrëveshjen me Seskon

20:10 | 29 Maj 2025
D.H

Arsenal ka nisur lëvizjet konkrete për transferimin e Benjamin Šeško, sulmuesin e talentuar slloven që ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Mikel Artetës dhe ekipit të tij të merkatos.

Sipas Fabrizio Romanos, “Topçinjtë” kanë filluar kontaktet e para serioze për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, pas disa tentativave të pasuksesshme më parë, shkruan Arbersh.info.

RB Leipzig kishte refuzuar ofertat e Arsenalit si në janar, ashtu edhe në maj të vitit 2024, por tani situata ka ndryshuar.

Sulmuesi slloven është i vendosur të largohet këtë verë.

Arsenali e konsideron atë si një nga përforcimet kryesore për repartin ofensiv, dhe klubi londinez është tani në pozicion të fortë për të përfunduar marrëveshjen.

21-vjeçari është pjesë e Leipzigit që nga sezoni 2023/24 kur u transferua nga Red Bull Salzburgu, derisa ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin nga gjermania deri në vitin 2029.

Këtë edicion ai ka shkëlqyer në Bundesligë, duke realizuar 13 gola e pesë asistime. Në të gjitha garat ka luajtur 45 ndeshje duke shënuar 21 gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme