Jose Mourinho e pranon se është e pamundur për ta transferuar yllin uellsian.
Vetëm pak ditë më parë, Mourinho ka deklaruar që do të bënte çmos për ta transferuar Gareth Bale në Old Trafford.
Mirëpo pas ndeshjes së mbrëmshme, ku “Djajtë e Kuq” u mundën nga Real Madridi 1:2 në Super Kupën e Evropës, trajneri portugez pranoi që është e pamundur që Bale t’i bashkohet skuadrës së tij pasi dëshira e lojtarit është të mbetet pjesë e “Los Blancos”.
“Është e qartë se Reali dëshiron ta mbajë, njëjtë edhe trajneri i tyre, e po ashtu edhe lojtari nuk do që të largohet. Çdo gjë merr fund këtu”, ka thënë Mourinho.
“Mendoj se të gjithë e dinë tashmë se Bale do të mbetet te Reali”, ka theksuar portugezi.

Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...