Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në Kaliforni.
Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë diferencë 120:108.
Luka Doncic luajti ndeshjen e tij të 200-të me 30 ose më shumë pikë në NBA mbrëmë kundër Denverit.
Lakers fituan ndaj Denverit 120:108, ndërsa Doncic e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.
Austin Reaves gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Në shtatë sezonet e mëparshme e gjysmë në një fanellë të Dallasit, ai shënoi 30 ose më shumë pikë 192 herë, dhe kjo ishte ndeshja e tij e tetë e tillë nga 16 përpjekjet me një fanellë të Lakers.
Rezultatet:
Indiana – Dallas 135:131
Orlando – Houston 108:116
Miami – Detroit 113:116
Minnesota – New Orleans 115:119
Oklahoma City – Philadelphia 133:100
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...