Los Angeles Lakers ka triumfuar në derbin e natës së mbrëmshme në NBA, duke e mposhtur Dallas Mavericksin me rezultat 107 – 99.
Kjo është ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave pas atij “trade” që bëri histori mes Luka Doncicit dhe Anthony Davis, shkruan Arbresh.info.
Ky i pari natën e mbrëmshme kishte mjaft impakt në fitoren e Lakers duke realizuar 19 pikë, 15 kërcime e 12 asistime.
Më i dalluari tek vendasit ishte LeBron James me 27 pikë, 12 kërcime e tri asistime. Teksa lojë të mirë bëri edhe Reaves që shtoi 20 tjera.
Kurse për Dallasin Irving luajti me 35 pikë. AD mungoi për shkak të një lëndimi dhe nuk mundi të ballafaqoj ish-skuadrën e tij këtë herë.
Aktualisht Lakers janë në pozitën e katërt me 35 fitore e 21 humbje kurse Dallasi është i nënti me 31 triumfe dhe 28 disfata./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...