Doncic-Davis/ Shkëmbimi që “tronditi” NBA, si ndodhi e gjithë kjo situatë?

16:24 | 2 Shkurt 2025
D.H

ESPN plasi “bombën” mëngjesin e ditës së diel me orën tonë lokale, duke për të ditur “shkëmbimin” e lojtarit Luka Doncic nga ana e Dallas Mavericks me Anthony Davisin e Lakers.

Padyshim ky ishte “trade” më i madh që ka ndodhur në histori të NBA, shkruan Arbresh.info.

“Dallas Mavericks po shkëmbejnë Luka Doncic, Maxi Kleber dhe Markieff Morris në Los Angeles Lakers për Anthony Davis, Max Christie dhe një zgjedhje të raundit të parë të vitit 2029, kjo marrëveshje përfshinë edhe ekipin e Utah Jazz”, bën të ditur ESPN.

POR SI NDODHI E GJITHË KJO MARRËVESHJE?

Siç ka bërë të ditur gazetari i këtij mediumi, Shams Charania asnjëri nga lojtarët nuk ishte i informuar për këtë shkëmbim, madje basketbollisti slloven, Luka Doncic ishte i habitur nga kjo tregti.

“Kjo marrëveshje u materializua në hije… LeBron James nuk e kishte idenë se kjo po vinte. Anthony Davis nuk e kishte idenë se kjo po vinte. Më kanë thënë se Luka Doncic është ende i habitur për këtë tregti”, tha Charania.

Luka Doncic është pjesë e Dallasit nga vitit 2018, kurse një vit më vonë Anthony Davis iu bashkua Los Angeles Lakers.

Ky shkëmbim i ka shokuar edhe dy yjet e tjerë të NBA-s, Kevin Durant dhe Bradley Beal të cilët ishin të shokuar pasi panë lajmin e kësaj marrëveshje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme