Shi Tingmao rrëmben të artën, Palmer kthen SHBA në podium pas 33 vitesh.
Kinezja Shi Tingmao është fituesja e medaljes së artë në hedhjen nga trampolina 3 metra për femra në Lojërat Olimpike të Tokios. 29-vjeçarja ishte fantastike, në Qendrën Ujore të Tokios, ku grumbulloi 383.50 pikë, duke merituar kështu medaljen e artë.
Për Shi ishte medalja e saj e dytë në këto lojëra olimpike, pas asaj të marrë në hedhjen nga trampolina të sinkronizuar. Sportistja kineze e përsërit këtë sukses, pasi edhe në Rio 2016 arriti të dominonte në të dy kategoritë, ku mori dy medalje të arta.
Vendi i dytë shkoi për kinezen tjetër, Wang Han, partnere e Tingmao në hedhjen e sinkronizuar nga trampolina. E bronzta shkoi për Krista Palmer, që u bë amerikanja e parë që fiton medalje në këtë disiplinë që prej Lojërave Olimpike të Seulit në vitin 1988.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...