Do të mungojë 2 muaj, Jashari premton se do të kthehet më i fortë

13:57 | 29 Gusht 2025
A Z

Ardon Jashari dërgon një mesazh në rrjete sociale pas dëmtimit: “Qëllimi im është të kthehem më i fortë se kurrë”.

Milani humbet për rreth dy muaj një nga fytyrat e reja më premtuese.

Ardon Jashari, mesfushori i lindur në vitin 2002 që mbërriti këtë verë, pësoi një dëmtim nga bashkëlojtari Santi Gimenez gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme.

Ekzaminimet mjekësore të kryera në orët pasuese treguan një frakturë të fibulës së djathtë.

Pavarësisht hidhërimit për këtë ndalesë, Jashari tregoi menjëherë karakter dhe përkushtim ndaj fanellës kuqezi. Përmes profilit të tij në Instagram, ish lojtari i Club

Brugge deshi të falënderojë tifozët për mbështetjen dhe të përcjellë një mesazh vendosmërie dhe qëndrueshmërie.