Djali i madh i futbollistit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka grumbulluar pothuajse 900.000 ndjekës në Instagram në më pak se 24 orë pasi hap për herë të parë një llogari në këtë rrjet social.
Cristiano Ronaldo Jr, nëntë vjeç, prezantoi veten përmes një video në katër gjuhë, duke dëshmuar se ai tashmë është një gjuhëtar i aftë për anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht, transmeton Indeksonline.
“Përshëndetje djema! Kjo është llogaria ime e re. Shpresoj të kënaqemi. Kujdesuni për veten!”, përpara se të fliste pa probleme në tri gjuhë të tjera.
Vogëlushi i Ronaldos ka ndarë edhe dy postime të tjera së bashku me videon e tij prezantuese, teksa ka pozuar në Javën e Modës, në Milano, me partnerin e futbollistit Georgina Rodríguez dhe ka ndarë një tjetër foto me familjen e tij.

Pasi ndau videon e tij të parë, Cristiano ishte i pari t’i tregonte mbështetjen e tij për djalin, duke i komentuar me një “emoji” puthje.
Edhe pse Cristiano Jr ka mbledhur një numër të madh ndjekësish ai ka ndjekur vetëm pesë llogari, duke përfshirë babanë e tij, Georgina, klubin e futbollit Juventus, futbollistin Miguel Paixão dhe këngëtaren María Dolores.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...