Carlo Ancelotti rinovoi kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2026. Trajneri italian do të vijojë aventurën e tij në kryeqytetin spanjoll me misionin për të fituar të tjerë trofe me “Los Blancos”.
Edhe pse drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit i ofronin pankinën e 5 herë kampionëve të botës, tekniku italian zgjodhi të qëndronte te Reali.
Pas firmës mbi kontratën e re, 64-vjeçari emilian reagoi në rrjetet sociale, aty ku theksoi se kjo e premte është një ditë shumë e bukur.
“Sot është një ditë e lumtur. Unë dhe Reali do të vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku në kërkim të sukseseve të tjera të mëdha. Faleminderit të gjithëve dhe Hala Madrid”.
Ancelotti ka fituar 10 trofe deri tani gjatë dy aventurave si trajneri i “gjigantit” spanjoll, ku më të rëndësishmit janë dy kupa e Champions League në vitet 2014 dhe 2022./SS
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës