Sot (e enjte) dita është e rezervuar për ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës në dy garat evropiane, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma, tani radha është për emocionet e dy garave tjera evropiane për klube.
Në të dy garat do të zhvillohen nga tetë ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8-tës, ku vëmendja më e madhe sigurisht se do të jetë në Ligën e Evropës.
Ndeshja kryesore e kësaj mbrëmje do të jetë ajo në mes të Real Sociedad-Manchester United, e cila do të zhvillohet nga ora 18:45, por interesant do të jetë edhe në përballjen e orës 21:00 mes Romës dhe Athletic Bilbaos.
Në ndeshjet tjera: AZ Alkmaar-Tottenham Hotspur, FCSB-Lyon dhe Fenerbahce-Rangers do të luajnë nga ora 18:00, ndërsa Ajax-Eintracht Frankfurt, Bodo/Glimt-Olympiacos dhe Plzen-Lazio nga ora 21:00.
Interesant do të jetë edhe në Ligën e Konferencës, ku dy ndeshjet kryresore padyshim se do të jenë ato mes Copenhagen-Chelsea dhe Panathinaikos-Fiorentina, të cilat do të luhen nga ora 18:45.
Përballjet tjera do të jenë ato mes Real Betis-Guimaraes dhe Molde-Legia që luhen nga ora 18:45, teksa Borac-Rapid Vienna, Celje-Lugano, Jagiellonia-Cercle Brugge dhe Pafos-Djurgargen nga ora 21:00. /Telegrafi/
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...