Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë mysafir të lituanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në S. “Dariaus ir S. Girėno stadionas” të Kaunas nga ora 15:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe Dardanët presin fitoren e radhës.
Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda vjen në këtë ndeshje pas një fitore të thellë ndaj Qipros dhe synon fitoren e radhës për t’i bërë presion Rumanisë në pozitën e parë.
Kosova ka zhvilluar disa stërvitje të kompletuara në Prishtinë para nisjes në Lituani dhe është gati për këtë ndeshje dhe thuajse me ekip të kompletuar.
Vedat Muriqi dhe Leart Paqarada janë mungesat e vetme të Kosovës. /Telegrafi/
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...