Shuhet ëndrra e Shkupit për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e shqiptarëve u mposht 1-0 në “Todor Proeski” të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut nga Dinamo e Zagrebit, duke hedhur poshtë barazimin e marrë me plot meritë (2-2) në stadiumin “Maksimir”.
Golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Dinamos, e realizoi një shqiptar, pikërisht Arijan Ademi, që kishte shënuar edhe në sfidën e parë.
Pavarësisht humbjes, Shkupi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, madje në shumë raste iu afrua golit, por ishte pa fat.
Gjithsesi, përvoja e Shkupit në Evropë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Ligës së Evropës kundër Shamrock Rovers.
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...