Ish-lojtari i Barcelonës Philippe Coutinho e ka ndërprerë kontratën me Vasco de Gama shkaku i problemeve me shëndetin mendor.
Coutinho kishte bërë një karrierë të madhe në Evropë, por që assesi s’e tregoi nivelin më të lartë që prej kalimit te Barcelona.
Ai u largua nga Liverpool me synimin për të hyrë në historinë e një prej klubeve më të njohura në botë. Fatkeqësisht për të dhe për tifozët e klubit katalanas, paraqitjet e tij ishin zhgënjyese, duke përfunduar papritur dhe duke mbetur në histori jo për atë që bëri në fushë, por për atë që nuk arriti kurrë të bëjë.
Ish-ylli 33-vjeçar i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin aktual dhe ekipin e zemrës së tij, Vasco da Gama, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, sipas vetë lojtarit.
Coutinho, pasi ishte në qendër të vëmendjes botërore pas periudhës së shkëlqyer te Liverpooli nën drejtimin e Jurgen Klopp, u transferua te Barcelona në janar të vitit 2018, pasi klubi katalanas pagoi 120 milionë euro plus 40 milionë në bonuse – një ofertë e parezistueshme për brazilianin, pavarësisht se trajneri gjerman i kishte kërkuar të qëndronte.
Ai firmosi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, por periudha e tij e parë në “Camp Nou” u karakterizua nga paraqitje të dobëta, duke e shtyrë gradualisht drejt stolit dhe pa arritur kurrë të shfaqte magjinë që kishte treguar në Premier League.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Coutinho shpjegoi arsyen e ndërprerjes së kontratës me Vasco da Gama, klubin ku u formua si futbollist.
“Nuk ka munguar kurrë përkushtimi, nuk ka munguar kurrë dëshira dhe angazhimi; të gjykohesh nga shumë njerëz për diçka që nuk është pjesë e karakterit tim është shumë e vështirë”.
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...