Ish-futbollisti i Gramozit, Kukësit Bledar Lenka ka pasur rastin të luajë edhe kundër yllit madrilen Cristiano Ronaldo.
Por sot Bledari nuk është më në fushën e futbollit, kjo sepse ai tanimë është berber në Elbasan.
Mund të duket e çuditshme por është vërtetë. Bledari ka rrëfyer për “panorama sport” arsyen pse vendosi të heq dorë nga futbolli.
“Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin. Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë. Por, një moment i thashë “stop” futbollit, pasi nuk luhej me plot strese. Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”, thotë ai.

Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?