Diellor Besenin që luan aktualisht te Liria është ftuar nga Kombëtarja shqiptare U-17.
Lajmin e ka konfirmuar klubi prizrenas me një komunikatat për media.
“Ka ditë që zyrtarisht nga FSHF, në adresë të KF Liria ka ardhur ftesa për Diellor Besenin. Beseni, nga data 25 shkurt e deri me 4 mars, do të jetë i grumbulluar në Tropikal të Durrësit, me U-17 që drejtohen nga Mustedanagiq”.
“Ai, ka një kohë që luan me Juniorët e Lirisë me leje të veçantë. Ndërkaq nga a marta (sot) ka nis të stërvitet me ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Beseni llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit në Kosovë.
Djaloshi ka shkëlqyer në kategoritë e reja tash e një kohë dhe kjo ka rënë në sytë e FSHF-së që e kanë ftuar djaloshin.
Kosova dhe Shqipëria në kohën e fundit janë në ‘luftë’ për talentet, ndërsa kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, kanë ngritur zërin për marrjen e lojtarëve pa leje nga kombëtarja kuqezi.
Edhe Edon Zhegrova është mollë sherri mes dy ekipeve përfaqësuese.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë