Diego Maradona mund të bëhet trajneri i ri i klubit Elche, të cilët luajnë në ligën e dytë në Spanjë.
Për momentin, Maradona është në krye të klubit Gimnasia de La Plata, me të cilët renditët në vendin e tretë në tabelë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, nëse biznesmeni Christian Bargarnik, merr përsipër klubin e Elches, mund të marrë edhe teknikun argjentinas me vete.
Koha e Maradonas me Gimnsaia ka qenë shumë e ngarkuar pasi u largua nga klubi pas dy muajve për tu rikthyer më pas dy ditë më vonë.

Bargarnik gjithashtu në media sociale ka njoftuar se është ende në klub dhe shpreson që do t’i sigurohen përforcimet që i janë premtuar.
“Jam shumë i lumtur që ende jam drejtori teknik i gjimnastikës dhe Fencling La Plata. Dua të falënderoj fansat dhe lojtarët sepse se bashku arritëm ta bashkojmë klubin”
“Shpresoj që të na sigurojnë përforcimet që janë premtuar”.
Maradona pos klubeve të ndryshme argjentinase, gjatë viteve 2008-10 ka qenë trajner i Argjentinës. /arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in