Diego Maradona iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të martën në mbrëmje, pasi pësoi sulm në tru – pesë ditë pasi festoi ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetë.
Doktori i legjendës argjentinase ka thënë se e gjithë situata ka kaluar me sukses dhe se ai është zgjuar.
“Hematoma u evakuua me sukses. Diego e kaloi mirë operacionin. Ai është zgjuar dhe gjithçka është në rregull”, njoftoi në një konferencë shtypi mjeku i tij Leopoldo Luque.
Tifozët ishin mbledhur në portat e klinikës në qytetin Olivos, duke shpalosur parulla të mëdha që mbanin figura të idhullit të tyre argjentinas.
Diego Maradona kaloi në këtë klinikë pasi një skanim CT zbuloi praninë e hematomës. Doktori ka përsëritur se nxjerrja e një hematome subdurale, e vendosur në kokë, është një operacion rutinë.
“Ai është një pacient i moshuar dhe me shumë presion në jetën e tij. Kjo është një kohë kur duhet ta ndihmojmë. Është shumë e vështirë të jesh Maradona”, ka shtuar ai, para operacionit.
Luque kishte treguar se ish-lojtari vuante nga anemia dhe ishte pak i dehidruar. /Telegrafi/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...