Diego Costa shënoi golin e fitores në ndeshjen ku Spanja e mposhti me rezultat 1 me 0 skuadrën e Iranit në përballjen e tyre mbrëmjen e së mërkurës në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, por a duhej të ishte ai në fushë?
Costa ngjalli debat në pjesën e parë kur e shkeli këmbën e portierit iranian Ali Beiranvand, megjithatë arriti t’i shpëtoj ndëshkimit, transmeton portali arbresh.info.
Ish reprezentuesi i Anglisë, Jamie Redknapp, dhe ish gjyqtari i Kampionatit Botëror, Graham Poll, të ftuar si ekspertë të futbollit në ‘Sportsmail’ kanë komentuar rastin.
Jamie Redknapp:
“Diego Costa ishte me fat që nuk u përjashtua që shkeli në këmbën e portierit të Iranit. Ashtu si David Beckham që goditi lehtë në thembër Diego Simeonen në vitin 1998 – mund të dukej e pa dëmshme, por ishte e qëllimshme. Costa luan në sulm, por eksiton gjithmonë një rrezik që mund t’i kushtoj Spanjës”.
Graham Poll:
“Njerëzit duan ta urrejnë Diego Costan. Sulmuesi i Spanjës është padyshim një person që nuk i largohet një konfrontimi, por këtu nuk ka asgjë për të mbështetur kartonin e kuq për këtë incident – pasi teknologjia me video asistencë për gjyqtarët duhet ta ketë parë atë”.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...