Angel Di Maria ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij në futboll.
Ylli argjentinas aktualisht aktiviziohet me skuadrën e Paris Saint Germain, në Ligue 1 të Francës.
Ish anëtari i Real Madrid ka bërë të ditur se nuk është i interesuar që të luaj me ndonjë skuadër tjetër në Evropë, duke bërë të ditur se dëshiron që PSG të jetë aventura e fundit në Evropë.
“Momentalisht nuk ka diskutime për vazhdim kontrate. Kam edhe një vit e gjysmë kontratë. Jam i qetë” ka thënë Di Maria, transmeton lajmi.net.
“Kam thënë që nga dita e parë. Shpresoj që PSG të jetë klubi i fundit në Evropë, pastaj të kthehem në Argjentinë” ishin fjalët e ish anësorit të PSG.
Di Maria ka pasur një karrierë mjaft të mirë në Evropë. Vitet më të mira i kaloi me PSG dhe Real Madrid.
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...