Di Maria përfundimisht zgjedh Barcelonën

13:18 | 8 Qershor 2022
KRG

Ylli argjentinas, Angel Di Maria, tashmë ka zgjedhur  përfundimisht ekipin e tij të ardhshëm.

34-vjeçari pritet që gjatë afatit kalimtar veror të shkojë drejt gjigantit spanjoll, Barcelona.

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain  tashmë ka vendosur të luaj për Barcelonën, ndërsa në garë për kartonin e argjentinasit është edhe Juventusi.

“Zonja e Vjetër” i janë vështirësuar punët, pasiqë  trajneri i katalunasëve, Xavi Hernandez, ka kërkuar personalit nga drejtorët e klubit që të sigurojnë shërbimet e Di Maria-s.

“Il Messaggero” ka raportuar se katalunasit janë në gjendej të ofrojnë një pagë me shumë 7,5 milion euro në vit, përcjell arbresh.info.

Ndërsa Juventusi nuk ka qenë  e gatshme të ofrojë këtë shumë.

Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm pasiqë do t’i skadojë kontrata.

Mbetet të shihet në të ardhmen se  në cilin skuadër do të vazhdojë karrierën e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale