Anësori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, ka pranuar se nuk është i lumtur te klubi anglez, por ka përsëritur fjalët se nuk e ka ndërmend të largohet nga Old Traffordi këtë verë.
Argjentinasi nuk ka pasur sezon të mirë në vitin e parë te “Djajtë e Kuq” dhe pas sezonit të parë kanë nisur të qarkullojnë spekulimet se Paris Saint-Germain do të provojë të sigurojë shërbimet e Di Marias. Megjithatë, të gjitha këto u mohuan nga Di Maria që tha se do që të mbetet akoma pjesë e klubit anglez.
“Jo, sepse nuk jam duke e menduar këtë”, është përgjigjur Di Maria në pyetjen nga gazeta “Ole” nëse planifikon të largohet nga Old Traffordi.
Pavarësisht kësaj, ai pranoi se nuk është i lumtur sepse do që të ketë më shumë hapësirë në lojë.
“Nuk po shkon gjithçka siç doja, sepse nuk po luaj. Kam ardhur me një qëllim dhe përfundova në bankinë. Është e vështirë të tregoj si ndihem. Fillova mirë, me asiste e gola. Pata kohë të mirë deri sa dola në bankën rezervë. Është shumë e vështirë të shpjegohet përse nuk po luaj”, ka thënë Di Maria.
Në Spanjë u raportua se edhe Barcelona po interesohet për shërbimet e ish-anëtarit të Real Madridit.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj