Mohamed Salah është rikonfirmuar dje si lideri i Liverpulit, ku me dy golat e tij ndihmoi në fitoren 4-0 ndaj serbëve të Crvena Zvezdas.
Mediat britanike kanë kapur një episod të veçantë nga përballja e djeshme e Ligës së Kampioneve.
Salah u zëvendësua në minutën e 73-të, por në fundin e ndeshjes ai vrapoi drejt rreshtit të parë të stadiumit, për të takuar një tifozë të veçantë.
Bëhej fjalë për një grua të veshur me hixhab, që mbante në duar një pankartë ku shkruhej: “Unë kam ardhur nga Egjipti për ju”.
Tifozja i dha yllit egjiptian si dhuratë një pako me çokollata, ndërsa Salah i dha në këmbim fanellën e tij të ndeshjes.
Episodi u shoqërua me duartrokitje nga tifozët e shumtë të pranishëm në stadiumin “Anfield Road”.

Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë