Real Madridi raportohet të jetë dorëzuar në garën për shërbimet e Paul Pogbas duke kthyer vëmendjen te mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek.
‘Los Blancos’ shpresonin për të finalizuar transferimin e shumëkërkuar të Pogbas para përfundimit të merkatos së transferimeve, por kanë dështuar për të arritur një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Derisa kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e merkatos së transferimeve në Angli, Madridi nuk është as afër për të bindur zyrtarët e Manchester United në shitjen e francezit.
Kjo ka bërë që klubi spanjoll të shfrytëzoj “planin B” dhe tani ata janë afër transferimit të Van de Beek.
Sipas raporteve të ndryshme nga Spanja, Ajaxi tashmë ka pranuar një ofertë për 22-vjeçarin.
Holandezi duket se është i vendosur për të nënshkruar një marrëveshje afatgjate në Bernabeu pasi tashmë ka rënë dakord me kushtet e ofruara dhe do të vendos lapsin në letër brenda ditëve të ardhshme./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi