Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ishte afër të transferohej te Ipswich Town, por transferimi i tij thuhet se ka dështuar tashmë.
Para disa ditësh në mediat angleze u raportua se Chelsea dhe Ipswich Town kanë arritur marrëveshje për Brojën, i cili do të huazohej me obligim blerje për 35 milionë euro nëse klubi i inkuadruar këtë sezon do të siguronte mbijetesën në Ligën Premier.
Sky Sports gjithashtu raportoi se sulmuesi shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe mbetej vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit.
Megjithatë, gazetari i The Guardian, Jacob Steinberg ka raportuar sot (e shtunë) se transferimi i Brojës te Ipswich Town ka dështuar tashmë.
“Huazimi i Armando Brojës te Ipswich rrezikon të dështoj për çështjet e dokumenteve, por jo për fajin e Chelseat. Ipswich po konsideron sulmues alternativë për ekipin e McKenna”, shkruan The Guardian.
Ndryshe, Broja nuk është pjesë e planeve të Enzo Maresca në Chelsea, i cili është përpjekur të gjejë një blerës për produktin e akademisë. Everton ka monitoruar situatën dhe mund të lëvizë për shqiptarin nëse shesin Beto ose Neal Maupay. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...