Interi befasisht është mundur 0-1 në “Giuseppe Meazza” nga Bologna
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duket se i ka orët e numëruara në stolin e klubit italian.
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Lazio, Interi ka dështuar sërish, kësaj radhe në Serie A.
Skuadra e Spallettit ishte e pafuqishme ndaj Bolognas, duke pësuar humbje 0-1 në shtëpi, e gjashta deri më tani në Ligë.
Ishte Federico Santander ai që realizoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për mysafirët në minutën e 32’, duke ia lëkundur kështu fort karrigen Spallettit, që mund të shkarkohet nga dita në ditë.
Ka disa ditë që raportohet tashmë në Itali se Antonio Conte, ish trajneri i Juventusit e Chelseat, pritet ta zëvendësojë Spallettin.
Kjo humbje, e lë Interin në pozitën e tretë me 40 pikë, 11 më pak se Napoli dhe pesë më shumë se Milani në pozitën e katërt.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona