Dështon edhe Chelsea, humbet në Newcastle

20:45 | 18 Janar 2020
A Z

Edhe Chelsea ka dështuar të fitojë sonte në Newcastle. Djemtë e Lampard kanë humbur në St. James Park me rezultat 0-1. Pothuajse shumica e skuadrave të mëdha këtë javë kanë dështuar për të fituar në Angli

Pas Tottenhamit, Arsenalit dhe Manchester City që kanë barazuar sonte në Premier Ligë ka dështuar edhe Chelsea. Por, djemtë e Frank Lampard edhe më keq, kanë humbur me një gol të vonë kundër Newcastle.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 0-0 dhe ishte një ndeshje ku Chelsea pati më shumë posedimin por edhe mundësitë për të shënuar.

E njëjta situatë ishte edhe në pozitën e dytë, por që Newcastle shënoi në minutën shtesë të ndeshjes.

Ishte një gol i vonë nga ish mbrojtësi i Arsenalit, Isaac Hayden që ia solli pikët e nevojshme Newcastle.

Shpërndaje në rrjete sociale