Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay do të humbasë ndeshjen e tyre në udhëtim kundër Alaves këtë fundjavë për shkak të lëndimit.
Reprezentuesi holandez mungoi në humbjen e Barcelonës 3-2 në mesjavë në Kupën e Mbretit kundër Real Madrid.
Sipas raportimeve nga Marca, 27-vjeçari mungonte në seancën e fundit stërvitore të katalanasve përpara udhëtimit te Alaves dhe ai nuk do të përfshihet në skuadër për këtë ndeshje.
Kjo gjë vjen si goditje tjetër për opsionet e sulmit të Xavit, me Ansu Fatin që tani përjashtohet për një periudhë të papërcaktuar për shkak të lëndimit të tij të fundit.
Xavi pritet të bëjë ndryshime në ekipin e tij startues në “Estadio Mendizorroza” pas zhgënjimit të tyre në kuadër të Kupës së Mbretit.
Lojtari i synuar, Luuk de Jong pritet të kryesojë linjën, pas një pezullimi me një ndeshje./Arbresh.info
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...