Depay i gatshëm të kalojë të Juventusi, por Barcelona ka një kërkesë para se ta lirojë

20:50 | 5 Gusht 2022

Memphis Depay është vënë në treg nga Barcelona dhe duket se Juventusi është i interesuar për lojtarin holandez.

Ai ka pranuar të largohet vetëm te ndonjë klub të klasit të parë dhe ka opsione në tryezë.

Blaugrana po trajton një ofertë nga Juventusi dhe sulmuesi holandez ka treguar gatishmëri për të arritur një marrëveshje, edhe pse operacioni është i komplikuar.


Kjo mund të ndodhë përmes një transferimi ose huazimi me opsion blerje të detyrueshme nëse ai do të rinovojë për një vit me Barcelonën, pasi lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës, transmeton telegrafi.

Lojtari dëshiron t’i studiojë të gjitha propozimet, por oferta e Juventusit e tërheq lojtarin dhe kjo është arsyeja pse ata po bëjnë përparim në këtë çështje.

Skuadra italiane ka shfaqur shumë interes, por do të preferonte opsionin e huazimit sepse ka pak hapësirë për të paguar transferimet këtë verë pas investimit të bërë.

Për Depay ka oferta edhe nga Liga Premier me Chelsea, Everton dhe Tottenham, që kanë shprehur interesim, por holandezi i sheh prioritet klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale