6 milionë euro për dy sezone. Ky ështe premtimi që i ka bërë Juventusi sulmuesit holandez të Barcelonës, Memphis Depay.
I dalë jashtë projektit të Xavit, Barcelona kërkon ta largojë pa i paguar asnje qindarkë, por bomberi tulipan duket se nuk e pranon këtë propozim pa arkëtuar me parë diçka nga prishja e kontratës.
Gjithsesi, sulmuesi dhe bardhezinjtë parimisht kanë rënë dakord që të nënshkruajnë menjëherë nëse Depay largohet nga katalanasit dhe kartoni i tij nuk do të kushtojë asgjë.
Depay është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe duket se ky është momenti ideal për ta transferuar në Torino pas dështimit të pistës “Morata”.
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: E ka nxjerr Albini diellin s...